Kryesore

Shpërthejnë mediat greke: Çfarë nënkupton Tsipras kur flet për diskutim kufinjsh me Shqipërinë?

Ndërkohë që media shqiptare është e qetë sa i përket negociatave me Greqinë, në vendin fqinj është ndezur debati.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras thotë se me Shqipërinë do vendoset edhe për kufinjtë.



Duke folur në Bruksel, Tsipras tha se përveç çështjes së Zonës Ekskluzive Ekonomike, me Shqipërinë kanë mbetur pa zgjidhur edhe çështja e ligjit të luftës dhe ajo e kufinjve.

“Ne jemi shumë pranë gjetjes së një zgjidhje,” tha ai, duke shpjeguar se janë udhëzuar ministrat e Jashtëm që të diskutojnë më tej për këto pika të nxehta.

Gazeta greke, Proto Thema thotë se kjo mund të jetë një gafë, ose mund të vijë në kuadër të komenteve të Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, që tha se Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë për ristrukturim kufinjsh.

A ka pra kështu një çështje që shkon përtej asaj të ndarjes së detit?

A është një gafë në fjalimin e Tsipras apo do të zbulojë diçka që do të habisë popullin grek, pyet gazeta.

Kurse në Shqipëri, në këtë drejtim nuk para ka shumë diskutim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas