Kronika, Kryesore

Shpërndanin drogë, dy shqiptarët në Itali arrestohen pas sinjalizimit të banorëve

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali me akuzën për shpërndarje droge. Kanë qenë rezidentët që kanë sinjalizuar policinë duke mbështetur edhe operacionin që çoi në pranga dy shqiptarët 26 e 21 vjeç. Po kështu po hetohet në gjendje të lirë edhe një shqiptar tjetër.

Të tre ishin rezidentë në Perugia dhe prej disa kohësh ishin në vëzhgim nga policia. Lëvizjet e çuditshme të tyre në zonën e rrugës “Cortonese” ishin vënë re nga banorët që kanë sinjalizuar forcat e rendit.



Mbrëmjen e djeshme filloi edhe operacioni i karabinierëve, të cilët hynë në apartamentin ku banonin shqiptarët. Gjatë kontrollit janë gjetur 46 doza me rreth 56 gram kokainë si dhe 1040 euro cash të fshehura poshtë divanit.

Po kështu është gjetur material për përzierjen dhe paketimin e dorës, dy peshore elektronike dhe 2 celularë të përdorur për të gjetur klientët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas