Rajoni

Shpërdorimet e Thaçit, 400 dollarë verë në darkën në Nju Jork

Disa media në Kosovë vazhdojnë denoncimet kundër Presidentit Hashim Thaçi, për abuzim dhe shpërdorim të fondeve publike.

Një nga rastet e fundit që sjell “Kallxo.com”, është pagesa e një darke në shtator 2011. Ajo faturë kushtonte 667 dollarë ku gati gjysma shkonte për 4 shishe verë: 384 dollarë!



Në faturën e një darke në Nju Jork, që ka kushtuar mbi 600 dollarë, Hashim Thaçi me vartës porositën edhe bakllava: Dy racione, 18 dollarë.

Pesë shisheshe ujë, 21 dollarë. Por, faturës nuk i mungonin verërat. Për 4 verëra ‘Cab Hall’ [Cabernet Hall], Kryeministri kosovar ka paguar 384 dollarë.

Veç tyre, edhe dy cocacola zero në vlerë 7 dollarë, 3 pofritë në vlerë 29 dollarë, 2 jogurte në vlerë 19 dollarë dhe fruta në vlerë 27.50 dollarë.

Restorani në të cilin ka darkuar Thaçi është restorant grek në Nju Jork. Në total vlera e faturës kalon 600 dollarë./Kallxo.com/

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas