Sport

Shpërblim special për Skënderbeun, Takaj i dhuron ekipit 50 milionët e trofeut të Kupës

Nëse Skënderbeu do të arrijë të fitojë në finalen e mbrëmjes së sotme të Kupës së Shqipërisë me Laçin, klubi nuk do të marrë asnjë lek. Presidenti i ekipit, Ardjan Takaj, ka vendosur që shumën prej 50 milionë lekësh, që përfiton fituesi i këtij trofeu, ta marrin lojtarët dhe stafi.

Ky është shpërblimi i vendosur për Skënderbeun nga presidenca korçare, siç bën me dije “Sport Ekspres”. Kështu, lojtarët e Skënderbeut kanë një arsye të fortë më shumë për ta fituar këtë trofe sonte në mbrëmje.



Skënderbeu nuk ka arritur asnjëherë ta fitojë Kupën e Shqipërisë në historinë e tij, edhe pse ka shkuar 5 herë deri në finale.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas