Kryesore, Mapo Format, Universitet

Shpejtoni të ‘kapni’ një vend në UET – ja tre degët ku ka më shumë aplikime: Ekonomiku kryeson, Shkencat Sociale rritje kërkesash për 2018-2019

Universiteti Europian i Tiranës edhe këtë vit ka një ‘bum’ kërkesash nga të rinjtë të cilët duan të jenë pjesë e tij.

Të gjitha degët janë mbushur me aplikime të shumta, por ende ka vend për të gjithë të rinjtë e interesuar, që duan të kenë një shkollim dinjotoz dhe një vend pranë universiteteve më të mirë privat të vendit, siç është dhe UET me të gjitha fakultetet e tij.



Ashtu siç ndodh edhe në universitetet më të mira Perëndimore gjatë viteve të fundit edhe në Universitetin Europian të Tiranës, dega më e preferuar është Menaxhim Biznesi, e ndjekur nga Financë-Bankë dhe Informatika Ekonomike.

Por më surprizuese këtë vit është se maturantët po u kthehen degëve të shkencave sociale dhe humane, kur disa vite më parë numri i studentëve që donin të studionin në këto profile ishte i ulët.

Këtë vit numri i aplikantëve në Fakultetin e Shkencave Sociale në UET është gati 900 të tillë, të cilët kanë aplikuar për profilet e këtij Fakulteti./Mapo.al/

Tabela e aplikimeve për çdo degë në UET

Profilet e studimeve Aplikime
Menaxhim Biznes 477
Financë-Bankë 420
Informatikë Ekonomike / Profil Financë-Bankë 285
Informatikë Ekonomike / Profil Menaxhim Biznes 226
Marrëdhënie Ndërkombëtare 283
Juridik 281
Shkenca Politike 187
Komunikim dhe Marrëdhënie Publike 160
Komunikim Dizajn 117
Psikologji 112
Sociologji – Antropologji Sociale 23

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas