Kryesore, Sport

Shorti u buzëqesh skuadrave shqiptare, me fat Kukësi e Shkëndija

Një kundërshtar nga Malta për Kukësin në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Verilindorët peshkuan kampionen e shtetit ishullor skuadrën e Valletës.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Kukësi bënte pjesë në vazon e skuadrave favorite për shkak të koeficientit të lartë në renditjen e UEFA-s për klube dhe parashikohej një short i lehtë në letër për nënkampionët e Shqipërisë, të cilët zëvendësojnë Skënderbeun në këtë kompeticion.



Një rival mëse i kalueshëm për Kukësin pasi edhe pse Valleta është skuadra me më shumë emër në Maltë dhe merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane ka pak eksperiencë dhe është një klub me një buxhet modest.

Kukësi eviton Spartak Trnavën, kundërshtarin më të rrezikshëm me të cilin mund të përballej në këtë raund. Ndeshjen e parë verilindorët do ta zhvillojnë në Shqipëri në datën 11 ose 12 korrik ndërsa atë të kthimit 1 javë më pas në kryeqytetin e Maltës, Valleta.

Me fat edhe Shkëndija e Tetovës, skuadra shqiptare që përfaqëson Maqedoninë në këtë kompeticion.

Kuqezinjtë tetovarë peshkuan kundërshtarin më të dobët nga vazoja e tyre dhe do të kenë përballë uellsianët e The New Stations, një ekip pa shumë eksperiencë në arenën europiane dhe mëse i kalueshëm për Shkëndijën që në 2 vitet e fundit ka kaluar 3 ture në Europa League duke u eliminuar në play-off nga Gent dhe Milani.

Edhe pse bënin pjesë në vazon e skuadrave jo-favorite fati i buzëqeshi Shkëndijës që kapi një prej kundërshtarëve më të dobët të vazos së parë duke evituar një përballje të mundshme me ekipe të mëdha si Apoel Nicosia, Qarabag, Sherifi i Tiraspolit apo hungarezët e Videoton, klube të cilat ishin në vazon e kundërshtarëve të mundshëm të Shkëndijës.

Ndeshjen e parë Shkëndija do ta luajë në Maqedoni, ndërsa atë të kthimit në Uells.

Nuk pati të njëjtin fat Drita.

Skuadra kampione e Kosovës, nëse arrin të fitojë raundin paraeliminator që do të zhvillohet në Gjibraltar, do të ketë përballë në turin e parë kualifikues të Champions League skuadrën suedeze të Malmos, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Kosovë gjithmonë në rast kualifikimi të skuadrës gjilanase.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas