Sport

Shorti i Champions, Zanetti: Barcelona e frikshme, por ne jemi Interi

Rikthimi në kompeticionin për klube ka rezultuar “i vështirë” të paktën në letër për Interin, pasi zikaltërit janë shortuar në Grupin B sëbashku me Barcelonën, Tottenham dhe PSV. Pas përfundimit të shorteut, zv.presidenti i zikaltërve Javier Zanetti ka komentuar rivalët.

“Ne e dimë se ka shumë skuadra të forta në këtë turne dhe kemi përfunduar në një grup të vështirë, por do të përgatisim mirë. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat përballemi, por ne jemi Inter dhe duhet të mendojmë pozitivisht. Barcelona është më shumë se vetëm Lionel Messi, pasi ata kanë lojtarë të mëdhenj që mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.



“Ne po punojmë me besim të madh, është vetëm fillimi dhe ne duhet të arrijmë në formën tonë maksimale. Është tashmë një shans për të fituar të shtunën me Bolonjën, dhe pushimi na jep më shumë mundësi për të punuar në stërvitje.Nuk prita një fillim si ky, por kjo është futboll. Do të ketë gjithmonë vështirësi, por ne duhet të besojmë në atë që po bëjmë. “-tha ish-mbrojtësi për mikrofonin e “Sky Sport News”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas