Sport

Shneijder provokon Juventusin: Përsëri kampionatin do të fitojë, jo Championsin!






               Publikuar në : 17:27 - 16/08/18 |
mapo.al

Uesli Shneijder, ish-mesfushori i Interit, në një intervistë për “Bein Sports”, vë bast kundër Juventusit. Ai thekson se bardhezinjtë nuk do ta fitojnë Championsin as me Kristiano Ronaldon:


“Jo, nuk besoj se Juventusi do ta fitojë Championsin. Nuk bëhet fjalë që ndryshimin ta bëjë një lojtar i vetëm. Juventusi ka luajtur mirë në Champions në vitet e fundit, por nuk besoj se një lojtar do të ndryshojë gjithçka dhe do ta çojë këtë skuadër në fitimin e këtij kompeticioni.

Ka skuadra më të forta se Juventusi në Champions. Them se Juventusi do të fitojë një tjetër titull dhe do të isha i surprizuar, nëse nuk do ta fitojë kampionatin. Për Championsin i duhet të bëjë më shumë”.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas