Kronika

Shkrumbohet gjatë natës banesa në Përrenjas, familja mbetet në qiell të hapur

Një familje në një fshat të Përrenjasit ka ngelur në qiell të hapur, pasi banesa e saj është shkrumbuar nga flakët.

Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë mesnatës, në fshatin Rrajcë Fushë në Përrenjas. Mësohet se tashmë familja e shtetasit me inicialet N.Ç., 56 vjeç, ka ngelur pa strehë, pasi gjithçka u shkrumbua, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.



Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike.

Ndërkohë edhe vetë familjarët nuk pretendojnë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas