Kryesore

Shkrumbohen nga flakët sportelet e taksës në Rugën e Kombit/ Protestuesit nuk lejojnë zjarrëfikësen t’i fikë…

Janë përfshirë nga flakët dhe kanë dalë totalisht jashtë funksionit tashmë sportelet e pagesës së kompanisë private që do të vilte taksat e kalimit në ‘Rrugën e Kombit’.

Iritimi i protestuesve nga provokimi i bërë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka bërë që situata të degjenerojë në dhunë, gurë e më tej në zjarr.



Protestuesit kanë djegur më pas edhe ambientet e firmës “Salillari” e cila ka marrë me koncesion Rrugën e Kombit nga qeveria shqiptare.

Tre persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur nga përleshja mes protestuesve dhe forcave të policisë në protestën e sotme në “Rrugën e Kombit” kundër tarifës së pagesës së re të kësaj rruge.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse por nuk ka mundur të mbërrijë në vendin ku ndodhet zjarri. Protestuesit thanë për News24 se janë provokuar nga policia, e cila sipas tyre i ka goditur me shkopa gome.

Forcat e policisë fillimisht janë përgjigjur me shkopinj gome por më pas me sa duket ka pasur një tërheqje dhe turma ka avancuar duke dëmtuar traun e vendosur nga firma për mbledhjen e pagesës.

Protestuesit kanë deklaruar se do të tërhiqen vetëm nëse hiqet trau.

<
>
29745879_10213887732340982_1377367196_n 29853244_10213887732300981_1965487336_n auto_29595343_10155902835118283_4911945932059868534_n1522490555 auto_29666611_587261438307334_1743719669_n-1-640x3341522490842 auto_E-SAKTE-PROTESTA-RRUGA-E-KOMBIT-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x7201522489707 sporteli-zjarr-ok auto_KUKESSSSS.mpg_snapshot_00.03-640x3601522490841 auto_Screenshot_21522490567
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas