Kryesore, Mapo Letrare

Shkrimtarja e njohur shqiptare pëson një fatkeqësi në familje dhe lëshon një mesazh drithërues…

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka humbur djalin e saj të vetëm. Ka qenë vet Açka që ka ndarë me miqtë lajmin e hidhur, ndërsa i ka kushtuar disa fjalë rrëqethëse birit të saj.

Mësohet se djali i saj, ndonëse i ri në moshë, vuante nga një sëmundje e rrallë, që fatkeqësisht i mori dhe jetën.



Shkrimtarja pohoi se ceremonia mortore do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, vend ku jetonte prej vitesh djali i saj.

Djali

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MESAZHI I ACKËS:

Miqtë e mi,
Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit.

Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranoj humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé.

Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush.

Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri.

Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit qershor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas