Kryesore, Rusi 2018, Sport

Shkrimi i Mustafa Nanos te Mapo bëhet viral: ‘Shqiponjat’ e Xhakës dhe Shaqirit ishin fyese

Prej kohësh, analisti Mustafa Nano publikon në gazetën Mapo një korrespondencë me homologun serb, Zoran Panoviç.

Letërkëmbimi mes tyre është mjaft interesant dhe synon të trajtojë ndryshe disa mite. Këtë herë, Mustafa Nano ka trajtuar edhe çështjen e festimeve me shqiponjë në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës.



Shkrimi është bërë viral në rrjet dhe disa media e cilësojnë si një provokim.

“Është e qartë se, edhe sikur të mos kujtohej Vuçiçi për ta politizuar atë ndeshje, do kujtohej dikush tjetër në Tiranë a në Prishtinë. Sepse edhe për ne ishte mjaft ideja që Zvicra e shqiptarëve do të luante me Serbinë për të na bërë që të ndiheshim si pjesë e festës së futbollit. Dhe atë ndeshje mezi e kemi pritur. Ti nuk mund ta përfytyrosh shpërthimin e entuziazmit pas golit të Granit Xhakës, dhe sidomos pas shfaqjes patriotike që ai dhuroi. Pastaj, erdhi hera e Xherdan Shaqirit, që golit të bukur që shënoi iu gëzua në të njëjtën mënyrë, duke bërë me duar shqiponjën dykrenore. Ky gjest, që është bërë një simbol kombëtar i yni tanimë, është krejt pa faj në këtë histori. Nuk ka në të asnjë ngarkesë shoviniste. Dhe është një gjest i ri (as pesëmbëdhjetë vjet nuk i ka mbushur), që ka ngjitur shumë mes shqiptarëve. Por në atë rrethanë, ishte një gjest i pavend, i tepërt. Për ta thënë me gjuhën e futbollit, ishte një gjest off-side.

Që të jem i sinqertë, unë pata disa ndjesira në këtë rrethanë. Shfaqja jo sportive e dhënë prej Xhakës e Shaqirit m’u duk fyese ndaj zviceranëve më shumë sesa ndaj serbëve,” shkruan Nano.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Ah, sikur të merrnim pjesë edhe ne shqiptarët në kampionatin botëror!

PasPara

2 komente

  1. Po perse eshte off- side, xhesti I futbollisteve te zvicres, qe Jane shqiptaret?!? Jo zoti nano, ai eshte nje veprim krejt normal, ne cdo ambient e rethane ,simboli I kombit ,nuk quhet off- side, prandaj mos devijo, se shume here behesh shume budalla, por kesaj radhe dukesh I rjedhur fare.
    N

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas