Kronika

Drama e Rexhës dhe Erindës

erinda kacorri rexh myzyrajNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kufrin midis Francës dhe Britanisë së Madhe, ku dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen si pasojë e flakëve që përfshiu kamionin në të cilin ata ndodheshin të fshehur.

Rexh Myzyraj nga Hasi dhe Erinda Kaçorri nga Rrësheni po tentonin të kalonin ilegalisht drejt Britanisë, por kamioni ku ata ndodheshin u përfshi nga flakët gjatë kohës që ndodhej jashtë terminalit të trageteve në portin Loon-Plage.



Raportohet se kamioni ishte nisur nga Polonia dhe se vajza 25 vjeçare kërkonte që të bashkohej me të fejuarin e saj në Angli, ndërkohë që shoqërohej nga kushuriri i të fejuarit të saj.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se dy personat kanë tentuar të dalin prej kamionit në momentin kur edhe kanë parë flakët, por fatkeqësisht nuk ia kanë arritur t’i largohen zjarrit.

Nga fotot shihet se kamioni, i cili transportonte shufra polisteroli, është shkrumbuar tërësisht nga flakët.

Ndërkohë që familjarët e viktimave kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit për rikthimin e trupave në Shqipëri.

lorry

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas