Kronika

Shkon për vizitë te vajza në Durrës, i moshuari bie nga pallati dhe vdes

Mëngjesin e sotëm, një i moshuar ka humbur jetën  në Currila të Durrësit. Dyshohet që 70-vjeçari të jetë rrëzuar nga shkallët e një pallati në lagjjen nr. 1 në Durrës pranë Brrylit.

Burime të afërta thanë se i moshuari jetonte në Itali dhe kishte ardhur para 3 ditësh pranë familjes së vajzës për pushime në Durrës. Të njëjtat burime thanë se ai zgjohej herët dhe dilte për ecje mëngjesi.



I moshuari me origjinë nga Korça dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit dhe u gjet pa jetë në oborrin e pallatit pranë godinës së universitetit.

Po sot herët në mëngjes, ai kishte përcjellë familjet e djemve në Itali pasi kaluan disa ditë pushime në Shqipëri. Trupi u dërgua në morg për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas