Aktualitet

Shkon për të blerë ilaçe në farmaci, vdes në vend 86-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një farmaci në kryeqytet. Një i moshuar ka shkuar në një farmaci për të marrë ilaçet, por ka ndërruar jetë aty. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Nga hetimet paraprake rezulton se 86-vjeçari me inicialet F.Am banues në Tiranë, ka pësuar infarkt kardiak.



“Më datë 17.06.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, brenda ambienteve të një farmacie ka vdekur shtetasi F.A., vjeç 86, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pas një infarkti kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas