Kronika

Shkon në 3 numri i viktimave të aksidentit

Aksidenti me pasoja fatale për tre të rinj ka ndodhur afër fshatit Karmë në rrethin e Shkodrës.

Agim Kasëmi 32 vjeç, Artan Bajrami 32 vjeç dhe Elidon Druri 23 vjeç kanë humbur jetën, ndërkohë që Edmond Kola 23 vjeç, ka marrë plagë të rënda.



Fuoristrada me targë Tr 8415P ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë rreth 100 metra të thellë, ku gjetën vdekjen e menjëhershme Agim Kasëmi dhe Artan Bajrami, ndërsa Elidon Druri ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të rënda.

4 personat po udhëtonin nga Komani për në Shkodër dhe ishin punonjës sigurie në Hidrocentralin e Komanit.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka transportuar të plagosurit për në Tiranë.

Sipas hetimeve paraprake devijimi i automjetit ka ardhur për shkak të ngricave, dhe pas një përplasje me shpatin e malit, makina ka përfunduar në humnerë.

aksidenti shkoder

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas