Mapo Format, Universitet

Shkolla Pranverore e Lidershipit UET/ Lider karizmatik apo demokratik?

Ka nisur sot Shkolla Pranverore e Lidershipit, e cila organizohet nga Universiteti Europian i Tiranës në bregdetin e Dhërmiut. Tashmë ky aktivitet është shndërruar në një traditë të fillimmajit, ku të rinj me aspirata dhe ambicie për të qenë liderë të së nesërmes për një fundjavë do të diskutojnë me pedagogë të UET dhe figura të njohura të shkencave politike dhe medies mbi një profil të lidershipit politik e gjithashtu do të fokusohen në tiparet e dy lloje liderësh; atij demokratik dhe karizmatik.

Në këtë vit, hotel “Splendor” në Dhërmi, i cili bëhet mikpritës i kësaj shkolle pranverore janë 30 maturantë të ekselencës nga gjimnaze të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria, si edhe anëtarë të qeverisë së nxënësve.



Në këtë aktivitet marrin pjesë Drejtorja e Ciklit Bachelor në UET, drejtori i Gazetës Mapo Prof. Ass. Dr. Ervis Iljazaj, njëherazi edhe pedagog i Shkencave Politike, Prof. Ass. Dr Belina Budini, Përgjegjëse Departamenti e Komunikimit, gazetarja Mira Kazhani dhe themeluesi i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili.Në fund të këtij aktiviteti tre ditor, të rinjve pjesëmarrës do u shpërndahet edhe një certifikatë pjesëmarrjeje.

Universiteti Europian i Tiranës , në kuadër të këshillimit të karrierës dhe ditëve të informimit të maturantëve, organizon çdo vit aktivitete promovuese, informuese si dhe argëtuese për maturantë nga e gjithë Shqipëria, ku një prej tyre është edhe shkolla “ Unë Lider” UET, ku dhjetëra maturantë trajnohen mbi lidershipin. Ky aktivitet shërben dhe për identifikimin e tipareve që mund të gjenden tek një lider dhe universiteti është një prej vendeve ku hedhin themele liderët e së nesërmes.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas