Sport

Shkodran Mustafi shton radhët e shqiptarëve në Itali

Shkodran Mustafi është blerja më e re e klubit të Sampdorias që konfirmoi nënshkrimin e një kontrate prej katër vjet e gjysme me futbollistin që deri tani luante me skuadrën e Evertonit. Ai kishte një klauzolë të veçantë që e linte të lirë në fund të vitit 2011 nga angazhimi me klubin anglez dhe nga kjo përfituan drejtuesit e Sampdorias për kryerjen e transferimit. Futbollisti i ri, i lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë, konsiderohet nga specialistët si shumë i përshtatshëm për kampionatin italian. Mustafi është mbrojtës i majtë që mund të luajë edhe si mesfushor. Duke qenë vetëm 19 vjeç ai mund të luajë me ekipin e të rinjve të klubit italian. Mustafi është shquar në ndeshjet ndërkombëtare me kobëtaren gjermane të të rinjve, kryesisht gjatë kampionatit botëror të zhvilluar në Nigeri në vitin 2009. Falë talentit dhe fuqisë fizike konsiderohet si një mbrojtës i të ardhmes në kombëtaren e Gjermanisë.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas