Kronika

Shkodra nuk gjen qetësi, zhduket në mënyrë të mistershme një tjetër qytetar

Shkodra mesa duket nuk do të gjejë qetësi pasi edhe këtë të dielë një tjetër person është zhdukur në mënyrë të mistershme.
Rasti kësaj here është regjistruar në Vaun e Dejës, ku një 44 vjeçar me inicialet P.Z, pasi është larguar nga shtëpia, nuk është bërë më i gjallë.

Vëllai i tij e ka kryer kallëzimin në polici më 31 gusht.



“Më datë 31.08.2018, shtetasi N.Z, vjeç55, banues në fshatin Fshati i Ri, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vëllai, P.Z, vjeç 44. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.”-ka njoftuar policia.

Kujtojmë këtu se rreth 10 ditë më parë Gëzim Hysa së bashku me nipin e tij Agron Mollaj u zhdukën në mënyrë të mistershme duke mos lënë asnjë gjurmë. Familjarët prej kohësh kanë bërë denoncimin por deri më tani asnjë shenjë prej tyre.

Shkodra nuk është “prekur” vetëm nga të zhdukurit këto muajt e fundit, por edhe nga vrasjet e shumta. E fundit në seri ishte ajo e ditës së djeshme në zonën e Livadhës, ku një 30 vjear u qëllua në trup 15 herë me kallashnikov, duke mbetur kështu i vdekur. Arjan Ferracaku ishte sipërmarrës në Shkodër dhe baba i dy fëmijëve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas