Kronika, Kryesore

Shkodra në shtetrrethim: FNSH dhe RENEA vijojnë aksionet e befasishme

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë zhvilluar aksione gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në disa lagje të Shkodrës.

Prej dy ditësh, në Shkodër ka prezencë të shtuar të forcave policore për shkak të ngjarjeve kriminale.



Lajmi bëhet i ditur nga ABC News, sipas së cilës aksioni i FNSH dhe RENEA-s është zhvilluar në disa lagje të qytetit verior, kryesisht në zonën e Dobraçit. Gjatë dy muajve të fundit në Shkodër janë vrarë 6 persona. Biznesmeni Arian Ferracaku u ekzekutua javën e kaluar nga persona të panjohur teksa po kalëronte.

Ngjarja e rëndë tronditi qytetarët shkodranë, që në fakt thelloi bilancin e viktimave të ngjarjeve kriminale të ndodhura brenda pak muajve. Të hënën, Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme në shenjë qëndrese ndaj situatës kriminale.

Pas mbledhjes së PD, forca të shumta policore zbarkuan në këtë qytet dhe nisën kontrollet për kapjen e elementëve kriminalë. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se do t’i shkojnë deri në fund ngjarjeve kriminale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas