Kryesore, Politika

Shkodër/ Zëvendës Kryeministrja Mesi dhuron libra: Janë 195 mijë fëmijë që përfitojnë në të gjithë vendin

Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë Znj. Senida Mesi ka qenë sot në qytetin e Shkodrës, ku ka marrë pjesë në procesin e shpëndarjes së librave falas në shkollën 9-vjeçare, “Dëshmorët e Prishtinës”.

Nga Shkodra, Mesi tha se programi i qeverisë për të mbështetur me libra falas të gjithë nxënësit e klasave I-IV, është një investim prej 6 milionë USD nga ana e shtetit.



“Librat falas për 195 mijë fëmijë në të gjithë vendin, janë para të kursyera tanimë për familjet”, tha Zëvendës Kryeministrja.

Ajo u shpreh se Shqipëria është vendi i parë në rajon që shpërdan libra falas për të gjithë fëmijët pa përjashtim dhe se deri në fund të mandatit qeveria ka për objektiv përfitimin e librave falas, deri në klasën e nëntë.

Znj. Mesi është takuar me nxënës, prindër dhe drejtues të shkollave 9-vjeçare, me të cilët ka biseduar mbi mbarëvajtjen e vitit të ri akademik, ndërsa është ndaluar veçanërisht në dy familje, ku personalisht ka dhuruar librat për fëmijët.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Znj. Mesi ka vënë theksin edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara, për të cilët janë emëruar 700 mësues të posaçëm.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas