Kronika

Shkodër/ Vrau fqinjin me thikë se e denoncoi për vjedhje, gjykata e lë në burg




               Publikuar në : 12:45 - 30/08/18 |
mapo.al

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë ditën e sotme për Alfred Pllumbaj, personin që mbrëmjen e së hënës vrau me thikë fqinjin e tij 55-vjeçar Prendush Fusha.


Gjykata e Shkodrës caktoi sot masën e sigurisë, duke bërë që Pllumbaj të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Mësohet se viktima kishte një dyqan biçikletash dhe gjatë së dielës kishte denoncuar 33-vjeçarin në polici, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një shumë parash.

Ai kishte përmendur në polici emrin e Pllumbit si autor të dyshuar, për vjedhjen e ndodhur në banesën e tij.

Por ky i fundit fqinj me viktimën, duket se nuk e ka gëlltitur dot denoncimin e bërë në polici, duke i dalë përpara dhe duke e qëlluar disa herë me thikë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.15 të së hënës në lagjen “Mark Lula”, ku në spitalin e Shkodrës, Fushaj u dërgua i goditur me thikë, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë.


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas