Kryesore

Shkodër: Fatbardh Lici u vra 5 minuta pasi u ul, makina ishte vjedhur në …

Automjeti që dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Fatbardh Licit mëngjesin e së premtes në Shkodër, rezulton të jetë vjedhur në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor thonë për ABC News, se makina tip “Benz” është vjedhur në kryeqytet dy javë më parë. I njëjti automjet dyshohet se u përdor në vrasjen e 53-vjeçarit Lici, në lagjen Kiras në zonën e njohur si ish-Poçeria.



Më pas, makina e vrasësve u gjet duke u djegur në zonën e Dobraçit. Policia u njoftua fillimisht për një makinë në flakë, ndërsa 5 minuta më vonë mori një tjetër telefonatë që e lajmëroi për vrasje.

53-vjeçari Fatbardh Lici kishte shkuar në lokal rreth orës 6 e 45 minuta, dhe rreth 5 minuta më pas është ekzekutuar nga një person me maskë.

Ky i fundit pasi ka qëlluar rreth 15 herë në drejtim të tij është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 18 persona në komisariat, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë liruar. E vetmja pistë që po hetohet është hakmarrja, pasi 53-vjeçari ka qenë i dyshuar për vrasjen e Astrit Kurmemajt, ngjarje e ndodhur 2011-ën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas