Kryesore

Shkodër: Detaje të reja për ekzekutimin e Fatbardh Licit, autori dyshohet…

Detaje të reja janë publikuar lidhur me ngjarjen e ndodhur të premten e 10 gushtit në qytetin e Shkodrës, ku një 53-vjeçar u vra me armë zjarri.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se tre janë personat e përfshirë në këtë ngjarje, raporton News24.



Policia dhe prokuroria ngrënë dyshime se në krim janë përfshirë tre persona, autori dhe dy bashkëpunëtorë të tij.

I dyshuari i parë është personi që njoftoi autorin se Fatbardh Lici do të ishte në kafene.

Ndërsa, i dyshuari i dytë si bashkëpunëtor, është personi që e priti autorin pas krimit, ku edhe dogji makinën tip “Benz”, e cila dyshohet se ishte vjedhur në Tiranë.

Ndërkohë që autori mendohet të jetë vrasës me pagesë.

Deri më tani pista kryesore e vrasjes së 53-vjeçarit Fatbardh Lici është ajo e gjakmarrjes nga Kurtmemajt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas