Kronika

Shkëputet masivi shkëmbor në Valbonë pas tërmetit, godet makinën me 4 udhëtarë






               Publikuar në : 19:43 - 11/08/18 |
mapo.al

Lëkundjet e forta të tërmetit pasditen e sotme që shkundën të gjithë vendin dhe jo vetëm, kanë pasur pasojat e veta.


Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Valbonës duke goditur një automjet.

Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit. Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri

Katër shtetas kosovarë u goditën nga masivi shkëmbor teksa udhëtonin me një mjet Land Rover

Valbonë, mjeti u godit në pjesën e bagazhit,  dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuarn menëjherë në Kosovë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas