Sport

Shkëndija dorëzohet pa kushte, kapitullon në pjesën e parë

Në Norvegji po luhet takimi mes Rosenborgut dhe Shkëndijës së Tetovës, e vlefshme për “Play Off”-in e Ligës së Europës. Kur pritej që Shkëndija të bënte ndeshjen e jetës, duke qenë se në rast kualifikimi arrin për herë të parë në fazën e grupeve, ka ardhur disfata më e madhe.

Pjesa e parë, është mbyllur me rezultatin e thellë 3-0 në favor të vendësve, ku golit të shënuar nga Jeblai në minutën e 11, i janë bashkuar edhe dy gola të tjerë ku njërin e ka shënuar Bendtner në të 15-ën ndërsa në të 44-tën ka shënuar edhe Levi.



Trajneri Osmani ka menduar që nga minuta e parë të luajë me një formacion më sulmues, ku Ibraimi dhe Emini do të përpiqen të shënojnë në fushë kundërshtare, ku goli ka shumë peshë. Ata do të mbështeten nga Nafiu, ndërkohë që mbrojtja do të jetë me tre lojtarë në vijë të drejtë dhe Mici do të luajë si mesfushor i majtë me skemën 3-4-1-2.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas