Bota

Shkëmbimi i territoreve/ Raporti i 6 ekspertëve serbë: Ja pse Serbia përfiton më shumë!

Gjashtë ekspertë serbë kanë hartuar një raport ku kanë paraparë dy opsione për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës; e para normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ku përfshihet edhe shkëmbimi i territoreve si dhe opsioni i dytë normalizim të marrëdhënieve të mos ketë mes dy vendeve.

Opsioni i parë e që është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve parashikohet nga ekspertët të ndodhë me shkëmbimin e territorit.



Sipas këtij raporti Kosova mund ta marrë komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore; Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin Serbisë.

“Skenari i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës (dhe përmbajnë dy skenarë: Skenari i shkëmbimit të supozuar të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe Skenari i mos parashikimit të shkëmbimit të territoreve në mes të Serbisë dhe Kosovës) p.sh. implementimi i Marrëveshjes së Brukselit (2013). Skenari i Status Quo, që do të thotë të mos arrihet marrëveshja për normalizim”, thuhet në raport.

Raporti i publikuar nga gjashtë ekspertët, Miladin Kovaçeviq, Dushan Gavrlioviq, Dragan Popoviq, Milena B. Stevoviq, Liljana Sekuliq dhe Katarina Stançiq flitet për përfitimet që do t’i ketë Serbia.

Katër komunat veriore sipas raportit kanë mbi 42 mijë banorë, ku Zveçani i ka 10974 banorë, Zubin Potoku 6079 banorë, Mitrovica Veriore 11963 banorë dhe Leposaviqi 13005 banorë. Sipas autorëve serbë, katër komunat veriore të Kosovës kanë rreth 40% më shumë banorë se komuna e Preshevës dhe kanë 1000 kilometra katrorë më shumë sipërfaqe tokësore.

“Skenari i normalizimit të marrëdhënieve, në të dy opsionet – shkëmbimi i supozuar i territoreve apo jo, por duke siguruar implementimin e Marrëveshjes së Brukselit (2013) – do të siguronin më pak humbje demografike dhe ekonomike sesa skenari i mos zgjidhjes së marrëdhënieve si dhe trend negativ për sa i përket rritjes natyrale dhe zvogëlimit të burimeve të punës: tendencat negative sa i përket rritjes natyrale dhe burimeve të zvogëluara të punës do të ishin dyfish më të vogla dhe do të neutralizonin imigracionet e intensifikuara”.

Kur bëhet fjalë për efektet ekonomike, skenari i ndërrimit të territoreve, përkatësisht të katër komunave veriore me Preshevën, përbën një fitim vjetor prej 90 milionë eurosh për Serbinë. Nëse merret kjo në një perspektivë më afatgjate, përkatësisht për 30 vjet, kjo do të paraqiste një fitim prej 2.7 miliardë eurosh për palën serbe.

“Komunat e reja të Kosovës, të cilat do të ishin të ri integruara në sistemin ekonomik serb, do të kontribuonin në rritje natyrale të GDP-së në shumë prej 90 milionë euro në vit, gjë që në perspektivën tridhjetëvjeçare do të ishte 2.7 miliardë euro të fitimeve potenciale (duke mos llogaritë efektet tjera të jashtme pozitive gjë që mund të rezultojë nga normalizimi i marrëdhënieve dhe integrimeve evropiane). Edhe nëse nuk është e mundur zbatimi i shkëmbimit të territoreve, supozimi i implementimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit (2013), kur ndikimi i drejtpërdrejtë në GDP nuk do të pritej, efektet pozitive indirekte të normalizimit – ekonomike, sociale, politike dhe demografike – do të ishin përtej krahasimit si më të dobishme sesa në rastin e skenarit të Status Quo”, thuhet në raport.

Në anën tjetër ekspertët opsionin tjetër të ‘status Quos’ e parashohin me efekte negative afatgjate për Serbinë. Në rënd të parë efekt negativë për Serbinë në aspektin politik, por edhe në zbutjen demografike.

Sipas këtij raporti nëse nuk do të arrihet marrëveshje për normalizimin e mardhënëieve mes Kosovës dhe Serbisë numri i popullatës do të zvogëlohej deri në 44 për qind deri në vitin 2060.

“Skenari Status Quo do të rezultonte efekte negative afatgjate: në rend të parë, në përmirësimin e zgjidhjes politike, zbutja e pritur demografike është mjaftë pesimiste dhe pa perspektivë: numri i përgjithshëm i popullatës do të zvogëlohej deri në 44 për qind deri në vitin 2060, me zvogëlim të jashtëzakonshëm  të popullatës të cilët janë të moshës së punës dhe do të ndërronte strukturën e moshës në favor të popullatës së moshuar. E shprehur në termet e GDP-së, të ardhura potenciale territoret e integruara rishtas do harroheshin, megjithatë shpenzimet e Zyrës serbe për Kosovë do të mbeteshin edhe më tutje, të llogaritura rreth 1.4 miliardë euro në periudhën tridhjetëvjeçare”, thuhet në opsionin e dytë të gjashtë eksperteve serb.

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është përshkruar tash e disa herë si e rëndë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në fazën finale të dialogut Thaçi ka paralajmëruar disa herë korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër opozita në vend nuk e njeh Thaçin si përfaqesues të Kosovës. VV thotë se Thaçi mund ta dëmtojë Kosovën për qëllime individuale të tij, duke përmendur këtu edhe “frikën e tij” nga Gjykata Speciale./Insajderi/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas