ShowBiz

Shkatërrohet grupi Babastars? Skivi prish raportet me anëtarët e tjerë…






               Publikuar në : 21:00 - 12/09/18 |
mapo.al

Duket se djemtë e labelit Babastars nuk i kanë punët shumë mirë mes vete.


Kjo vihet re edhe në rrjetet sociale, ku duket se Visar Shala, i njohur si Skivi, nuk është duke i ndjekur më dy anëtarë të grupit.

Bëhet fjalë për Majk dhe Cozman, të cilët gjithashtu nuk e ndjekin më Skivin në Instagram dhe po ashtu.

Skivi ka qenë pjesë e Babastars thuajse nga fillimi, kur atëherë ishte ende pjesë e grupit ‘Skillz’ me Ledrin.

Ndërsa Majk dhe Onat kanë hyrë si TDS dhe më pas edhe Cozman. Kohët e fundit po qarkullojnë fjalët se Skivi mund të dalë nga labeli, e ndoshta kjo është fillimi i ndarjes.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas