Rajoni

Shkatërrohen mbi 2 mijë armë të paligjshme

policia e kosoves logoNë Kosovë, policia shkatërroi mbi 2 mijë armë të lehta të konfiskuara gjatë operacioneve për mbledhjen e armëve të paligjshme.

Shkatërrimi i armëve është bërë në kuadër të Strategjisë së Kosovës për Kontrollin e Armëve që është mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara.



Është kjo hera e dytë gjatë këtij viti që autoritetet shkatërrojnë armë të lehta. Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mensur Hoti, tha se “duke llogaritur edhe armët që janë shkatërruar herën e kaluar, kemi 3 mijë e 146 armë të shkatërrua. Shkatërrimi i një numri kaq të madh të armëve e renditë Kosovën në vendin e parë mes vendeve të rajonit për nga numri i armëve të shkatërruara”.

Policia e cilëson metodën e shkatërrimit si “të frytshme për zvogëlimin e numrit të armëve në tregun e jashtëligjshëm, si dhe furnizimin potencial të tij”.

Qytetarët në Kosovë posedojnë shumë armë të mbetura nga lufta e viteve 1998 – 1999, që përfundoi me largimin e forcave serbe. Nëntë vjet pas luftës Kosova shpalli pavarësinë që vazhdon të kundërshtohet nga Beogradi.

Askush nuk ka të dhëna të sakta, por një vlerësim i fillimit të viteve 2000 i kryer nga UNDP, pohonte se mbi 300 mijë armë të paligjshme mund të jenë në duart e qytetarëve të Kosovës./ VOA/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas