Aktualitet, Kryesore

Nuk kalon Vettingun, shkarkohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka

Kreu i Komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka është shkarkuar nga detyra. Vendimi u dha nga KPK. Në raportin e trupës gjykuese thuhej se ILDKPKI raportonte se subjekti ka probleme sa i përket justifikimit të pasurisë.

Prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka e konsideroi të njëanshëm raportin e ILDKPI. Në 2015, kur drejtonte Prokurorinë për Krime të Rënda, ai deklaroi se ka hetuar zyrtarë të këtij institucioni për veprat penale të korrupsionit, dhe shpërdorimit të detyrës.



Çfarë tha Dritan Rreshka para KPK 
Gjatë seancës dëgjimore prokurori i karrierës renditi të gjitha provat, si vërtetime bankare, të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, dhe të Zyrës së Tatim-taksave, përmes të cilave tentoi të bindte Komisionin, se pasuritë që disponon janë të ligjshme. Ai tha se të ardhurat e tij rrjedhin nga puna në emigracion, angazhimi për vite me radhë në një organizate amerikane, paga si prokuror, të ardhurat nga Shkolla e Magjistraturës dhe qiratë.

Rreshka u shpreh se ka qenë korrekt në deklarime dhe se ka paguar çdo detyrim ndaj shtetit. Si ekspert i nivelit të lartë të reformës, Rreshka deklaroi se nuk është ndjerë aspak mirë që ILKDPKI nuk ka marrë në konsideratë asnjë provat e paraqitura prej tij.

Pasi dëgjoi pretendimet e subjektit të rivlerësimit, kryesuesja e seancës Etleda Çiftja sqaroi publikisht se, Komisioni nuk ka aspak qëllim të hedhë baltë mbi figurën e askujt, dhe se çdo provë e paraqitur prej prokurorit do të shqyrtohet nga trupa gjykuese. “Ju keni mundësinë të shpjegoni gjetjet e tre njerëzve që nuk kanë ndjekur pas jetën tuaj”, i tha kryesuesja-Dritan Rreshkës. Etleda Çiftja shkoi më tej, duke e pyetur prokurorin se, “nëse do të ishte ai në vendin e tyre, a do ta konsideronte të nevojshme që dosja të sqarohej?”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas