Kryesore

Shkarkohet nga detyra Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë







               Publikuar në : 16:14 - 05/09/18 |
mapo.al

Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Bajram Hasanin, që ka drejtuar me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.


“Me kërkesë të partisë së tij është liruar nga detyra ministri Bajram Hasani. Qeveria e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja e Qeverisë Gashi.

Hasani, për pak ditë, ende nuk i ka bërë 1 vjet prej që është në këtë detyrë. Ai ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar./Gazeta Ekpress/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas