Kryesore, Sociale

Shkarkohet drejtori i Fondit – Anila Denaj në krye të institucionit më me peshë për financimin në mjekësi

Shkarkohet  nga detyra drejtor i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Eduard Ahmetaj me formimin jurist, ju besua në tremujorin e dytë të vitit 2017 institucioni më i rëndësishëm i financimit në fushën e mjekësisë.

Ndërkohë që Këshilli Administrativ i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit  Shëndetësor, me vendim nr.16, datë 13.09.2018 miratoi emërimin e Anila Denaj në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit.



Së fundmi ky institucion ka publikuar edhe në faqen e tij zyrtare emërimin e drejtorit të ri, por ende nuk ka një njoftim zyrtare për shkarkimin e Ahmetaj dhe arsyet se pse Fondi ka marrë këtë vendim. Anila Denaj ka qenë anëtare e Këshillit Administrativ të Fondit,  ndërkohë që zgjedhje e saj duhet të jetë bërë pas një procedure konkurrimi të hapur në bazë të kritereve të caktuara nga Këshilli Administrativ.

Institucioni më i rëndësishëm sa i përket financimit të shëndetësisë është përfshirë vitet e fundit në “skandale financiare” prej të cilave janë zbuluar abuzime me vlera të mëdha financiare. Ndërkohë që referuar auditit të kryer nga KLSH për tremujorin e dytë të vitit rezulton se ky institucion i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 156 milionë lekë.

Ndërsa ajo që vërehet më sy të lirë është fakti se ky institucion ka reshtur së bëri transparencë në faqen zyrtare  për vlerën e medikamenteve të rimbursuara që në muajin prill 2018./SCAN

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas