Rajoni

Shitjet e notave, 12 të arrestuar

prangaProkuroria ka njoftuar se ka akuzuar 13 persona për vepra penale, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Asistenti i shumë lëndëve në Fakultetin Filozofik në UP, Arian Janova, bashkw me 12 tw tjerw do të dalë para drejtësisë për marrje ryshfeti deri në 4500 euro, për regjistrimin e një studenti në Universitetin e Prishtinës.



Prokuroria Themelore e Prishtinë e ngarkon atë nga e enjtja me përgjegjësi penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, përfshirë marrjen e ryshfetit dhe regjistrimet e paligjshme dhe shitje të notave.

Por, lider i një “grupi kriminal” që më së shumti ka regjistruar studentë në Fakultetin e Mjekësisë cilësohet miku i tij Esat Belaj, që është asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Prokuroria ka njoftuar se ka akuzuar 13 persona për vepra penale, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria ka thënë se të pandehurit akuzohen edhe për veprën penale ndihmë, lidhur me veprën penale ushtrim i ndikimit dhe marrje të ryshfetit.

Dy të pandehur akuzohen se kanë dhënë ryshfet për regjistrim në UP. Njëra prej tyre është vajzë nga Rajoni i Rahovecit, e cila kishte paguat hiç më pak se 4500 euro.

“Disa nga të pandehurit e këtij rasti janë asistentë në Fakultetin e Mjekësisë, e disa prej tyre studentë të po të njëjtit fakultet.

Lidhur me këtë, prokurori i shtetit ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, 11 prej të cilëve kanë qenë në paraburgim dhe arrest shtëpiak lidhur me rastin e Fakultetit të mjekësisë.

Prokuroria ka arrestuar:

Esat Belajn (1984) nga Istogu, asistent në Fakultetin e Mjekësisë (1984)

Kemajl Gashin (1986) nga Vushtrria, po ashtu asistent në Fakultetin e Mjekësisë,

Arian Janovën (1985) nga fshati Korroticë e Lartë e Drenasit, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik

Leonard Bytyçin (1987) nga Prizreni, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë

Albijon Haxhijahën (1988) nga Rahoveci

Myvledin Beqirin (1984) nga Oshlani i Vushtrrisë, i diplomuar në Mjekësi

Gazmend Maliqin (1984) nga Kijeva e Malishevës, asistent në Fakultetin e Mjekësisë

Arton Hotin (1984) nga Jashanica e Klinës, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë

Kushtrim Morinën (1988) nga Rahoveci, ekonomist

Muhamed Maliqin (1983) nga fshati Busovatë i Kamenicës, student në Fakultetin e Mjekësisë. /Express/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas