Sport

Shiriti i kapitenit, ish-futbollisti i Zvicrës del kundër Xhakës: Ai nuk na përfaqëson

Ish-futbollisti i Liverpool dhe kombëtares zvicerane, Stéphane Henchoz, shprehet se Xhaka nuk duhet të gradohet kurrë si kapiten i helvetëve pasi ai nuk është zviceran.

Futbollisti me origjinë shqiptare është ndër më të lakmuarit për të marrë shiritin te Zvicra pasi përveç 66 ndeshjeve me këtë kombëtare ai shihet si një futbollist me mjaft influencë.



Gjithsesi në intervistën e dhënë për “Blic” Henchoz shprehet se Xhaka nuk ka përse të jetë kapiten i Zvicrës:

“Ai luan rregullisht te Arsenal, por mendoj se kapiteni duhet të përfaqësojë Zvicrën dhe skuadrën. Xhaka nuk e bën.”

Kur pyetet se si mund të ndihet nëse Zvicra vazhdon me trajner Petkovic nga Sarajeva dhe kapiten Xhakën me origjinë shqiptare Henchoz përgjigjet: “Ky do të ishte një problem i madh”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas