Kronika

Shihni videon e grabitjes: Policia arreston personin e vjedhjes së dyqanit

Pas disa muajsh në kërkim, policia ka mundur të vërë në pranga autorin e një grabitje të ndodhur në sheshin “Shqiponja”. Policia njofton se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore. Ne pranga eshte vene i riu 19-vjecar, Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Njoftimi i policise 



Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

– Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas