Ekonomi

Shifra të frikshme nga EUROSTAT: Në Shqipëri vdesin 25 persona për 100 mijë banorë nga aksidentet

Sipas një studimi të bërë në EUROSTAT vendi ynë rezulton si një ndër vendet më të rrezikshme, për shkak të viktimave të aksidenteve rrugore. Shqipëria është një ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë.

Në vend të parë renditet Kazakistani, në vend të dytë Kirgistani, e treta vjen Rusia dhe në vend të katër Shqipëria, shumë pranë kë Taxhikistanin. Në hartën e publikuar nga Eurostat, Shqipëria është në vendet e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ku hyn vendet me vdekshmëri 20-25 persona për 100 mijë banorë.



Vendet me të sigurta janë ngjyrosur me ngjyrë jeshile dhe në vend të parë për sigurinë rrugore është Norvegjia me 0-3 viktima për 100 000 banorë ndërsa pas saj renditet Malta, Suedia, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas