Sport

Shëtel e lë Salihin në shtëpi

Trajneri aktual i Rapidit të Vjenës, Peter Shëtel jo vetëm që nuk e shikon Hamdi Salihin në skemat e tij, por nuk e sheh dot me sy. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga sjelljet e trajnerit të Rapidit, që dje ka vendosur që të mos e grumbullojë fare sulmuesin shkodran me skuadrën, duke e lënë në shtëpi. Lajmin e kanë publikuar mediat austriake, të cilat prej disa kohësh janë fokusuar në marrëdhënien e krisur mes trajnerit Shëtel dhe sulmuesit të kombëtares sonë. Shkak për këtë reagim të trajnerit, duket se është bërë padurimi i Hamdi Salihit për të ndryshuar skuadër. Megjithëse kjo kërkesë është normale për një lojtar, duke parë pankinat e pafundme që i ka rezervuar trajneri, Shëtel nuk pranon ta ulë hundën as në këtë rast. Ai ka marrë kritika të shumta nga ish-lojtarët e Rapidit për mosaktivizimin e Salihit, por vijon t’u mbetet besnik skemave të veta.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas