Kryesore

Sheshi “Skënderbej”, Piramida…si po devijon Veliaj për të kënaqur Ramën

Mapo.al

Bashkia e Tiranës prezantoi sot projektin e ri për rijetëzimin e Piramidës, një qëllim i kahershëm ky i Edi Ramës qysh prej kohës që ishte në krye të bashkisë së Tiranës.



Erion Veliaj e futi këtë ide të Ramës në planin zhvillimor të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Ai kishte përcaktuar edhe qëllimin e saj, se Piramida duhet të rikthehej shtëpia e artit të pavarur në Tiranë, një vend ku qytetarët të vinin për të praktikuar dhe shijuar art bashkëkohor. Përmes Piramidës, qytetarëve të Tiranës do u ofrohej një hapësirë gjithëpërfshirëse lirie e eksplorimit, ushtrimit dhe mësimit të artit. Pra më pak fjalë, Piramida të mos përdorej më për arsye komerciale por të përfshinte më së shumti mendimin novator. Deri këtu Erion Veliaj kishte të drejtë.

Por ajo që u sërvir sot në gjithë këtë projekt të madh ishte në fakt sërish një ide e Edi Ramës ose me saktë e djalit të tij katërvjeçar, një Piramidë kryesisht për fëmijët që të hipnin e të zbrisnin nga maja e saj.

“…Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer rrugë për pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, komunitet minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës, që rrezikonte ta kthente në qendër të ardhur me sforcim në kohë, kurse unë i thosha fëmijët, fëmijët, kjo ishte merita e Zahos më shumë sesa imja dhe e mbaj mend një ditë kur ai më telefonoi i ekzaltuar, ashtu si telefon gjithmonë, si për një pusetë dhe për një projekt transformues, e me tha; E gjetëm lal, u zgjidh kjo punë…”, tha ndër radhe Edi Rama.

Erion Veliaj e zgjidhi sërish këtë cështje sipas mendimit të Ramës, (më saktë Zahos katër vjeç). Ashtu siç në fakt ka bërë edhe me Sheshin Skënderbej, një projekt mot a mot siç e synonte Edi Rama kur la bashkinë.

Një tjetër projekt i Tiranës është ndertimi nga e para e Kopshtit Zoologjik. Edhe kjo e përdorur jo pak herë nga Rama si metaforë kur erdhi në krye të mandatit të parë si kryetar i bashkisë se “historia në Kopshtin Zoologjik ishte po aq keq sa kafshët që hanin mish ishin bërë vegjetarian”.

Të shohim cfarë do të propozojë sërish Rama në këtë drejtim…sepse në fund të fundit Veliaj jo vetëm po realizon “ëndrrat” e Ramës por akoma më shumë po devijon edhe nga idetë e tij…Sepse tani është koha e …Zahos.

PasPara

1 koment

  1. aq sa ndahet mishi nga thonji aq ndahen stalinistet nga krimi e bunkerat.bunkart,piramid,bunker ne surrel,bunker me kokain piramid me kanabis ,kete vend e ben pis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *