Aktualitet

Sherri në periferi, plagoset me thikë 16-vjeçari






               Publikuar në : 16:25 - 06/01/12 |
mapo.al

Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur në mesditë përballë shkollës “Azem Hajdari” në fshatin Zall Mner në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur 18-vjeçari Elvis Lami ka qëlluar disa herë me thikë 16-vjeçarin Sherif Noka, pas një konflikti mes tyre. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak. Forcat e komisariatit numër 5 kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të krimit. Burime policore thanë se 16-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe nën trajtimin dhe kujdesin e mjekëve. Dyshohet se dy të rinjtë janë konfliktuar për të disatën herë, pasi mëritë dhe problemet mes tyre janë agravuar prej disa javësh. Policia ka marrë në pyetje agresorin 18-vjeçar, dëshmia e të cilit pritet të zbardhë dhe motivet e vërteta të kësaj plagosjeje.




KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas