Kronika

Sherri në lokal/ Plagosi me thikë në qafë të riun, kapet 41-vjeçari nga Dibra

Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e një krimi të ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Bllatë të Maqellarës.

Sipas të dhënave zyrtare, dje rreth orës 23:00, në ambientet e një lokali në këtë fshat shtetasi Resmi Dida, 41 vjeç, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën.



Shtetasi R. Dida, pas ngjarjes është larguar duke përfituar nga errësira, ku falë një pune të mirëorganizuar rreth orës 19:00, të datës së sotme (04.08.2018), u arrit të kapet dhe arrestohet pranë fshatit Luzni, Dibër.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën  penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 78 e 22 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas