Aktualitet, Kronika

Sherri mes nuses dhe vjehrrit nga Tirana del nga kontrolli, përfundojnë në polici

Shpeshherë dëgjojmë për sherret mes nuses dhe vjehrrës, por duket se tashmë do mësohemi dhe me raste të tjera.

Një sherr ka ndodhur mes një nuseje në kryeqytet dhe vjehrrit të saj, duke dhunuar psikologjikisht njëri – tjetrin.



Ata kanë shkuar në polici për të bërë kallëzimin dhe të dy raportohet se kanë marrë urdhër mbrojte.

“Më datë 04.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit G.B e R.B, (nuse e vjerr), vjeç 32 e 68, banues në Tiranë, pasi në banesë, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri tjetrit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familje””, thuhet në njoftimin e policisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas