Kryesore

Sherr për kreun e Emergjencave/ Prençi-Xhaçkës: Shkarkimi im, i paligjshëm…

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres së Mbrojtjes, në një reagim për Ora News, thotë se emërimi i Haki Çako në krye të kësaj drejtorie është i paligjshëm.

Prençi deklaron gjithashtu Olta Xhaçka që me marrjen e detyrës ka shprehur hezitim për të bashkëpunuar, duke shtuar se nuk merrte masa për situata emergjente.



Që në kohen kur ministrja Xhaçka mori detyrën shprehu një lloj hezitimi për të bashkëpunuar me mua. Shpesh i dërgoja memo për te bashkëpunuar ne situata emergjente, por gjithmonë hezitonte te merrte masa konkrete. Emërimi që i ka bërë z. Cako në krye të Emergjencave Civile është i paligjshëm…”, ka qenë ky reagim i Prençit.

Prençi bëri me dije shkarkimin një ditë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në vend të tij është emëruar ish-drejtori i policisë Haki Çako, i shkarkuar nga ministri aktual i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas