Kryesore

Sherr në Instagram, plagoset me armë zjarri një 20-vjeçar në Durrës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit. Një 16-vjeçar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të bashkëmoshatarit duke e lënë të plagosur. Ai ka marrë një plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është vënë kërkim të autorit i cili është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një sherr mes dy të rinjve në rrjetet sociale, në “Instagram” ku nuk kanë kursyer as sharjet ndaj njëri-tjetrit.



Ata ishin takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet, por situata ka degraduar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka plagosur  tjetrin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas