Sport

Sherr mes tifozëve të Tiranës në ndeshjen që po luhet në Shkodër

Sherr mes tifozëve të Tiranës në ndeshjen Kukësi-Tirana që po luhet në Shkodër. Në fund të pjesës së parë grupi i tifozëve Fanatics nisën të godasin njëri-tjetrin. Pas pak minutash situata u normalizua ndërsa disa tifozë u panë të gjakosur.

Sherri mes tyre erdhi pas thirrjeve të grupit Fanatics kundër presidentit te Tiranës Refik Halili. Disa prej tifozëve mbase nuk ishin dakord me ato thirrje dhe mes tyre lindi sherri duke sjellë edhe goditjen mes vetes. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Kukësin.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas