Kryesore, ShowBiz

Sherr mes këngëtareve të njohura: Pse është kaq e dhunshme muzika hip-hop?

Tayna apo Rina? Besoj e keni dëgjuar këtë ‘përplasje’ në distancë mes këngëtareve shqiptare të muzikës hip-hop.

Por nëse mes tyre nuk kemi parë akoma një sherr fizik, diçka e tillë ka ndodhur në SHBA mes dy prej këngëtareve më të njohura të muzikës rap.



Raportohet se rivalet Nicki Minaj dhe Cardi B kanë pasur një përplasje të dhunshme gjatë një feste të organizuar të premten nga “Harper’s Bazaar”.

Këngëtarja Cardi B ka dalë nga ambienti i festës me një gungë të madhe në kokë.

Dëshmitarët thanë se ishte Cardi B që iu afrua në mënyrë agresive këngëtares Nicki Minaj.

Ende nuk ka shumë detaje se si ka ndodhur përplasja e dhunshme.

Rojet e sigurisë arritën të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm, kurse Cardi B doli nga godina këmbëzbathur.

Të dy këngëtaret cilësohen si zërat më të mirë të muzikës rap.

<
>
cardi1 cardi2 cardi3 cardi4 cardi5 cardi6
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas