Kronika, Kryesore

Sherr mes femrash: Digjet automjeti i vajzës së këngëtares së njohur

Një automjet tip “Smart” është përfshirë në flakë në qytetin e Bilishtit ndërkohë që pronarja ngre dyshime se mund të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme. Makina personale e vajzës së këngëtares së njohur Luljeta Përbasha është shkrumbuar teksa ishte parkuara para derës së shtëpisë.

Automjeti i vajzës së këngëtares Përbasha, Dejzi Arapi 23 vjeçe është përfshirë nga flakët ndërkohë që vetë vajza dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, raporton Top Channel.



Ngjarja është regjistruar në qytetin e Bilishtit ku 23 vjeçarja është kthyer në banesë për të marrë diçka, por sapo ka hyrë brenda ka dëgjuar një shpërthim dhe në momentin që ka dalë ka parë makinën të përfshirë në flakë.

Sipas të dhënave 23 vjeçarja dite me pare ka pasur konflikt me një vajzë nga qyteti i Bilishtit për motive banale ndërsa akuzon babanë e vajzës se kjo mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar vajzën dhe babanë e së cilës është përfshirë ne konflikt ndërsa është duke hetuar për rastin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas