Kronika

Sherr me thika midis kushërinjve në Dibër, dy në spital e dy në polici

Një konflikt pronësie ka shkaktuar përplasje me thika midis kushërinjve në fshatin Ostren i Madh të Bulqizë.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë 38 vjeçarin me iniciale V.M, banues në këtë fshat pasi ka plagosur me thikë shtetasin Sh.M, 52 vjeç de djalin e tij A.M., 16 vjeç.



52 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u transportua me urgjencë nga Bulqiza, ndërkohë që 16 vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë dhe pas ndihmës mjekësore ka lënë spitalin.

Policia sqaron se “rreth orës 21.40 pas një konflikti për motive pronësie, shtetasi V.M ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasit Sh.M., 52 vjeç, lindur e banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup , i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushtarak Tiranë për shërbim më të specializuar, ndodhet në gjendje të rëndë. Si dhe ka plagosur lehtë shtetasin A.M., 16 vjeç, djalin e shtetasit SH.M., i cili pas mjekimit ka dalë nga spitali”.

Gjithashtu po gjatë konfliktit shtetasi A.M., ka plagosur lehtë shtetasin e arrestuar V.M., ku ndaj tij ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale është marrë dhe sekuestruar arma e krimit (thika me të cilën autori ka kryer plagosjen e shtetasit Sh.M).

Sa më sipër materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas