Kronika, Kryesore

Sherr masiv mes 30 personave në Itali, mes tyre shqiptarë dhe indianë

Policia italiane ka ndërhyrë në një sherr ku u përfshinë rreth 30 persona në sheshin Cascine në Firence, ndërsa 14 janë arrestuar dhe 4 janë të plagosur, por me dëmtime të lehta. Të arrestuarit janë 11 indianë, 2 nga Sri Lanka dhe një shqiptar, të gjithë të moshës nga 14-32-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së dielës në një lokal. Sipas mediave italiane sherri i nisur fillimisht mes tre personave degjeneroi në përleshje ku u përfshinë 30, ndërsa u përdorën shishe, sinjalistika rrugore dhe sende të tjera të forta.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas