Op Ed

Shërbimi mjekësor Spitalor Publik në krizë të thellë përballë atij privat

Nga Pirro Prifti

Sipas të dhënave të Kontrollit të Shtetit, të dhëna të cilat populli i njeh, i ka provuar dhe po i provon dhe sot e kësaj ditë, mitmarrja dhe korrupsioni në sistemin publik spitalor është i madh, shqetësues , ka shtrenjtuar jetesën e popullsisë shqiptare, dhe  mbetet një nga faktorët e largimit të popullatës shqiptare jashtë vendit (krahas faktorëve të tjerë të rëndësishëm si punësimi, varfëria, dhe dëshira utopike  për të jetuar më mirë).



Dihet që një sistem demokratik të funksionojë mirë duhet që qeveritë përkatëse të zgjedhura çdo katër vite qendrore dhe lokale, duhet ti sigurojnë popullit të tyre këto elementë bazë të jetesës :

-Drita

-Ujë

-Shërbim shëndetësor Publik me Rimbursim (jo falas), përveç urgjencës e cila është falas

-Arsimim falas 9 vjeçar dhe para shkollor

-Mundësi Strehimi

-Punësim  (kjo fakultative në raport me profesionet)

Një nga elementët kryesorë bazë të një jetese të mirë – ai Kujdesit Shëndetësor, veçanërisht ai Spitalor është shumë keq. Ja, çfarë po ndodh.

Është për tu shqetësuar dhe për të vënë duart në kokë, kur shohim një diferencë të madhe në menaxhimin spitalor të mirë të vendeve fqinjë po aq  të vogla sa ne si- Maqedonia dhe Mali i Zi, madje dhe Serbia e Kroacia (pa u krahasuar me Greqinë, Francën apo BE), me  menaxhimin aspak profesional të Sistemit.

Përse duhet të ndodhë kështu?

Mos janë vallë shkaktarë konkurrenca me Spitalet private dhe pagesat më të mira për personelin shëndetësor që punon në ato spitale private?

Mos janë vallë mos funksionimi i Siguracioneve Shëndetësore ose funksionimi i keq të cilat i paguajnë rregullisht shqiptarët, përse nuk kanë efekt kur kujdesi shëndetësor kalon për tek pacienti kur shtrohet në spital?

Mos vallë janë  punësimi i dyfishtë i mjekëve dhe infermierëve që punojnë edhe në Spitale Publike, njëkohësisht edhe në ato Private?

Mos janë vallë rrogat e vogla të Mjekëve dhe infermierëve në spitalet publike dhe kudo, arsyeja që personeli shëndetësor punon  në dy apo tre vende pune?

Mos janë vallë kushtet e punës dhe mos pagesa e punës jashtë orarit?

Mos janë gjithashtu vështirësitë  e qëllimshme në furnizimin e Spitalit me medikamente, Consumables, pajisje mjekësore nëpërmjet tenderimeve jo të rregullta?

Mos janë si element të  kujdesit jo profesional shëndetësor të futjes në punë të mjekëve, infermierëve pa konkurrim dhe të pa-aftë  nëpërmjet ndërhyrjes së politikës itmarrjes?

Mos janë gjithashtu vendosja e drejtuesve të Spitaleve publike jo mjekë, madje duke shkelur Udhëzimet e mëparshme të M.SH., të cilat përmendin drejtimin e Spitaleve Publike Terciare dhe ato Rajonale nëpërmjet Bordit?

Mos vallë përqendrimi i popullatës në Tiranë e Durrës, ka krijuar gjithë atë shqetësim në dhënien e ndihmës së parë dhe në shtrime, duke lënë spitalet rajonale dhe ato që kanë mbetur të bashkive të veçanta pa punë?

Po.

Të gjitha këto problematika të përmendura më sipër qëndrojnë, por dy nga ato po shembin strukturën e sistemit Shëndetësor Spitalor të ndërtuar me aq mund:

-Keqfunksionimi i Siguracioneve Shëndetësore, mbulimi nëpërmjet të cilave i Kujdesit shëndetësor në shtrimet në spitale është difektoz dhe me qëllim nuk përfillet nga Drejtuesit e Spitaleve, duke i detyruar pacientët të paguajnë nën dorë mjekët. Dhe kjo është përgjegjësi direkte e drejtimit të keq të dikasterit kryesor:- Ministrisë së Shëndetësisë. Asnjë Urdhëresë, asnjë Udhëzim, asnjë kontroll si zbatohen udhëzimet dhe urdhrat.

– Konkurrimi i pandershëm i Spitaleve Private, të cilat pengojnë funksionimin e sistemit spitalor publik, nëpërmjet  dypunësimit të hapur apo të fshehtë të mjekëve drejtues së pavijoneve të Spitaleve publike terciare e cila është një shkelje e hapur e ligjit, e për pasojë edhe e mjekëve specialist dhe infermierëve, të tjerë të cilët përfitojnë nga kjo shkelje ligji nga drejtuesit e tyre, së dyti kalimi i pacientëve të shtruar ose jo në spitalet publike për në spitalet private nëpër mjet propagandës së po këtyre mjekëve dhe infermierëve të dypunësuar, qoftë për tu shtruar qoftë për të bërë analiza dhe egazaminime tek privati se… tek publiku `nuk bëhen mirë…`.

Dhe, këtu përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Shëndetësisë!

Cilat mund të jenë zgjidhjet në këtë katrahurë shëndetësore, që ka shqetësuar popullatën  shqiptare dhe ka krijuar frikën dhe pasigurinë për shëndetin e tyre, i cili nuk sigurohet siç duhet në Sistemin Publik, por u rekomandohet private, si më i sigurt për nga kujdesi shëndetësor- kuptohet duke paguar siç i thonë ΄qimet e kokës`…?

Disa sugjerime Ministres aspak Profesionale të Shëndetësisë janë:

-Shtrimi i pacientëve në spitale dhe mjekimi i tyre përfshi operacionet pa pagesë dhe pa mitmarrje nëse ata kanë Kartën e Shëndetit.

-Rritja e tarifës së Siguracioneve Shëndetësore deri në 5% me kushtin e mësipërm.

-Rritja e Rogave të Mjekëve dhe infermierëve duke i kategorizuar sipas vjetërsisë e gradave shkencore dhe sidomos infermierët, të cilët duhen kategorizuar urgjentisht ashtu siç e ka Italia dhe vendet e  BE,

-Pagesat për punët jashtë orarit dhe dhënia e bonuseve për çdo punë extra-time

-Ndalimi me ligj për të punuar punë të dytë –  Drejtuesve të Shërbimeve dhe Drejtuesve të Pavijoneve të Spitaleve Terciare, si dhe i mjekëve dhe infermierëve. Ata që duan të ikin, le tu jepet mundësia të ikin.

-Marrja me konkurrim i mjekëve më të mirë të mundshëm për të punuar në Spitalet Terciare dhe testimi i tyre çdo 2 vjet. Po kështu dhe i infermierëve.

-Vendosja e Drejtimit të Spitaleve nëpërmjet Bordeve dhe hapja e një magazine qendrore për furnizimin pa ndërprerje të Spitaleve.

-Forcimi i punës së administratës spitalore, për sa i përket statistikave dhe kontrollit të kombinuar  për zbatimin e ligjit.

-Zëvendësimi i drejtuesve të Shërbimeve dhe të Pavijoneve duke përdorur konkurrimin me dosje dhe përkushtim.

[email protected]

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas