Kryesore, Sport

Shënoi golin e përmbysjes në derbi,mbrojtësi: Ja si na frymëzoi Murinjo në pushimin e ndeshjes…

Kris Smolling, autori i golit të tretë që solli edhe përmbysjen e Mançester Junajtid ndaj Mançester Sitit, në derbin e ditës së sotme, ka zbuluar edhe fjalët që Hoze Murinjo, i ka thënë ekipit të tij, në pushimin e pjesës së parë, teksa ekipi i tij po mundej me dy gola nga “qytetarët”.

“E dinim që po bënim një paraqitje të dobët, trajneri nuk është se duhej të na thoshte shumë gjëra në pushim. Thjesht na tha se nuk do dëshironte që të ishte klouni që do i duhej të rrinte në pankinë duke parë se si Mançester Siti do fitonte titullit.



Siti ka qenë fantastik gjatë gjithë sezonit, por ne u zgjuam dhe fituam ndeshjen. Në pushim na erdhi keq për veten. Donim të ktheheshim në fushë dhe të luanim me krenari dhe në fund e merituam fitoren.” – deklaroi Smolling.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas